-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër luan Tirana, Shkëmbi: Kam besim për kualifikimin

Kryesoret

Tirana dhe Torpedo Kutaisi nga Gjeorgjia luajnë nesër në 20:00  ndeshjen e kthimit në turin e parë kualifikues të Conference League. Ndeshja e parë u mbyll 1-1. Trajneri Bledi Shkëmbi kërkon mbështetjen e tifozëve.

“Mendoj që kemi bërë një paraqitje të mirë duke pasur parasysh kohën në dispozicion, sinjalet e asaj ndeshje janë pozitive. Është një skuadër shumë e fortë. Për skemën nuk ndryshon gjë, Ismajli kthehet, na vjen keq për çfarë ndodhi ndeshjen e parë.

Lojtarët duhet të japin maksimumin, të vrapojnë pafund dhe të kenë besim për kualifikimin. Unë pres një Tiranë që të luajë në mënyrën që të kualifkohet, do ta shohim në fushë, por do të jemi me dëshirë për t’u kualifikuar.

Duhet të dimë se çfarë mund të bëjmë. Mundësitë? Para ndeshjeve shanset janë 50 me 50, të barabartë, por kundërshtari është disa hapa para nesh për shumë arsye. Mua personalisht më bëri përshtypje ardhja e tifozëve deri atje, më pëlqyen djemtë.

Shpresoj t’i kemi afër përsëri, nuk iu premtohet fitorja, por do të japin maksimumin në fushë”, deklaroi Shkëmbi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit