Një 28-vjeçar në Maliq u arrestua pasi ka goditur me gërshërë një person tjetër.
28-vjeçari me iniciale F.H ka goditur me gërshërë për motive të dobëta një 24-vjeçar, i cili ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy palë gërshërë.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.