Departamenti amerikan i shtetit ka publikuar raportin e fundit për klimën e investimeve në vendin tonë, ku mes të tjerash përmend Sali Berishën, i shpallur non-grata nga SHBA.
DASH thotë se dhuna politike në vend është e rrallë, por si të vetmin episod, sjell në kujtesë atë të janarit të 2022.
Sipas DASH Berisha ka tentuar që të futët me forcë në selinë e PD.
“Në vitin 2019, protestat politike përfshinin raste të mosbindjes civile, dhunës së nivelit të ulët, dëmtimit të pronës dhe përdorimit të gazit lotsjellës nga policia. Zgjedhjet lokale të majit 2023 ishin të qeta. Shqipëria në përgjithësi ka inkurajuar stabilitetin në rajon dhe ruan marrëdhënie miqësore me vendet fqinje”, thuhet në raport.