-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një polic i vrarë dhe një i plagosur në Serbi, gjenden në vendndodhje dokumentet e vëllait të Faton Hajrizit

Kryesoret

Rreth orës 00:50 mbrëmë, në Loznicë të Serbisë, gjatë një kontrolli të veturave në pikën e kontrollit në Lipniçki Shor, një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi se një person ka qëlluar me armë në drejtim të policëve dhe më pas është arratisur. Polici i vrarë është Nikolla Kërsmanoviq (34 vjeç), ndërsa polici i plagosur është Vjekoslav Iliq (50 vjeç).

Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit, i arratisuri nga burgu në Kosovë, është identifikuar si i dyshuar për këtë ngjarje. Gjatë hetimeve, në vendngjarje janë gjetur dokumentet e Artan Hajrizit, përfshirë një pasaportë të lëshuar nga Kosova dhe një letërnjoftim të lëshuar nga Gjermania.

Policia e Serbisë është mobilizuar për kapjen e Hajrizi, duke përdorur helikopterë dhe dronë në kërkimet e tij.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka konfirmuar ngjarjen dhe ka bërë thirrje për ndihmë nga qytetarët dhe institucionet ndërkombëtare në identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Në Kosovë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Kryeministri Albin Kurti kanë bërë thirrje për kujdes gjatë kalimit nëpër Serbi dhe po ndjekin nga afër zhvillimet në këtë rast.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit