Pasditen e sotme një i burgosur në Fushë Krujë ka ndërruar jetë.
39-vjeçari Afrim Shaqiri është dërguar pa shenja jete nga IEVP Fushë Krujë në qendrën shëndetësore të këtij qyteti.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes por dyshohet për shkaqe natyrale.
39-vjeçari trajtohej me metadon pasi ka qenë përdorues narkotikësh