Ndërron jetë në burgu në burgun e Fushë Krujës vetëm 9 ditë pas arrestimit 31-vjeçari, Andrea Bregasi.
Ai u arrestua si autori i gjashtë të shtënave me armë në Don Bosko në drejtim të një makine në dhjetor 2023.
Për kapjen e tij, policia vuri 5 mijë Euro shpërblim për qytetarët që do japin informacione të vlefshme.
31-vjeçari u kap edhe nga kamerat e sigurisë në momentin që qëlloi me armë zjarri në drejtim të mjetit që drejtonte Rudolf Zefi, teksa pasagjer ishin dy vëllezërit e tij.
Ai u arrestua në 11 Korrik, sot është ndjerë keq në burg dhe u dërgua në spital ku ndërroi jetë.