Ministri i Brendshëm Taulant Balla u ndal në zonën e Dhërmiut gjatë inspektimit për mbarë vajtjen e sezonit turistik.
“Shumë shpejt do të kemi pajisjet për të gjitha qytetet e plazhet. Kontrollet duhen bërë më shpesh dhe pastaj ora 24:00 duhet të jetë e qartë për të gjithë, nuk ka më muzikë. Edhe disa aktivitete të planifikuara, si festivale u anuluan për të garantuar barazi mes operatorëve turistikë”, deklaroi ministri Balla.
Subjektet e konstatuara me shkelje do të paralajmërohen e në rast përsëritje do të kalohet tek masa ndëshkimore.