-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush qëndron pas pompave të mbyllura në veri të Kosovës?

Kryesoret

Logoja e NIS-it mund të shihet në të paktën tri pika furnizuese me karburante në veri të Kosovës. Industria e Naftës e Serbisë (NIS) rifilloi zyrtarisht punën e saj në komunat në veri, ku jeton shumica e popullsisë serbe, në dhjetor të vitit 2016, por menjëherë pas kësaj u shfaq në opinion se ato pompa janë në pronësi të biznesmenëve nga veriu i Kosovës.

Më 16 korrik 2024, Inspektorati i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës mbylli një pompë në Mitrovicën e Veriut dhe dy në Zubin Potok, pasi nuk kishin licencë për punë. Të gjitha pompat e mbyllura kishin logon NIS. Ato pompa të benzinës, kryesisht si trashëgimi e Jugopetrolit, janë nën kontrollin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Në ditën e mbylljes së tyre, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se, NIS Petrol, “damar i Gazprom-it rus”, nuk ka vend në Kosovë.

NIS është në pronësi të shumicës së Gazpromneft të Rusisë dhe kompanisë së saj ombrellë Gazprom. Autoritetet e Kosovës e konsideruan të paligjshme rinisjen e punës së NIS Petrol në veri në vitin 2016 dhe vlerësuan se ishte një përpjekje për të zgjeruar ndikimin rus në Kosovë.

Megjithatë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Qeverisë së Kosovës (MINT), në përgjigjen e saj për Radion Evropa e Lirë, ka konfirmuar se pompat janë në pronësi të tre biznesmenëve nga veriu i Kosovës: Sllavoljub Vukoviq, pronar i kompanisë MCG-GR, Ratko Pavloviq, pronar i kompanisë SEKOS, dhe Milan Bozhoviq, pronar i kompanisë Min Prom (Lexo KETU shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit