Me gjithë thirrjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme që të shmanget Serbia si vend transit, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të shfrytëzojnë për të ardhur në Kosovë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet në pikëkalimin kufitar në Merdar për të hyrë në Kosovë janë 1-orëshe, e në pikën tjetër me Serbinë, Dheu i Bardhë, 30 deri në 40 minuta.
Në pikëkalimet tjera kufitare, pritjet janë standarde, nga 5 deri në 10 minuta.
Të enjten, Ministria e Punëve të Jashtme u bëri thirrje qytetarëve të shmangin Serbinë si vend transit, pas rastit të vrasjes së një polici serb në Lloznicë.
Sipas autoriteteve të Serbisë, dorasi është Faton Hajrizi, i arratisur nga burgu i Smrekonicës dy javë më parë. Po sipas autoriteteve të Serbisë, ai është vrarë gjatë së premtes në tentim për ta kapur atë.