Një ngjarje e papritur ka tronditur Gramshin, ku një makinë ka shpërthyer duke shkaktuar dëmtime serioze tek dy vëllezër që ndodheshin në mjet.
Shpërthimi ka ndodhur gjatë kohës që makina ka qenë në lëvizje në lagjen “Xhile Liçi” të qytetit të Gramshit.
Grupi hetimor pas ekspertizës së mjetit ka konfirmuar se ky ishte një shpërthim me tritol, një atentat ndaj vëllezërve Mine.
Një nga vëllezërit që ishte pasagjer në mjet, ka marrë dëmtime të shumta dhe është transportuar me helikopter drejt Traumës.
Vëllai tjetër, drejtuesi i mjetit, ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.