Në Tiranë u arrestua një 55-vjeçar me iniciale P.P i cili akuzohet për dhunë në familje.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se 55-vjeçari është me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë nr. 3 në Tiranë.
55-vjeçari gjatë një debati për motive të dobëta ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.