-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dalin përgjimet/ Pëllumb Gjoka kërkoi lirimin e të arrestuarit: Më duhet për fushatë!

Kryesoret

Në muajin shkurt 2021, agjentët e anti-drogës kanë kapur në Velipojë një person me disa fara kanabisi dhe Pëllumb Gjoka ka ndërhyrë në mënyrë që Ardrit Hasanbegaj ta ndihmonte.

Zv/drejtori i Policisë së Shkodrës, Ardrit Hasanbegaj ka qënë tërësisht në ndikimin e biznesmenit nga Velipoja, Pëllumb Gjoka, të cilin e informonte në mënyrë dinamike për çdo gjë.

Në bisedat e zhvilluara në aplikacionin SKY, Gjoka dhe Hasanbegaj kanë një komunikim të ngjeshur me njëri-tjetrin, duke sjellë ndërhyrje të vazhdueshme nga Gjoka tek drejtuesi i policisë.

Por personi ishte arrestuar dhe Hasanbegaj i thotë se nuk ishte në Shkodër, që ta thërriste atë djalin e arrestuar në zyrë dhe ta porosite që të mos fliste, pasi e hante në bashkëpunim pastaj.

Nisur nga kjo situatë, Pëllumb Gjoka i ka kërkuar që të ndërhynte tek oficerët, por Hasanbegaj i thotë se nuk i thotë dot atyre ekselentëve të Lleshit, pasi njoftojnë direkt Ardi Veliun.

Sipas asaj që tregohet në materialin që ka parë gazetari i Elton Qyno, del qartë se në 25 shkurt 2021, biznesmeni Pëllumb Gjoka, i shkruan në SKY zv/drejtorit të Policisë së Shkodrës Ardrit Hasanbegaj, se kanë kapur një djalë nga Velipoja me disa fara kanabisi.

“…si je vëlla? Keni kap një djalë nga Velipoja me do fara. Shife nëse ke mundësi ndonjë ndihmë, se filloi fushata…”.

Ndërsa Hasanbegaj i përgjigjet si vijon: ”…mirë vëlla po, tani më thanë. Nuk kam ç’i bëj vëlla, është arrestuar po ishalla nuk nxjerr emra të tjerë…”.

Dhe Pëllumbi që ia kthen: “Ishalla…”.

Më tej Hasanbegaj i shkruan se është duke pyetur për të mësuar situatën, pasi nuk është në Policinë e Shkodrës, që t’i thoshte të arrestuarit të mos fliste se e hante bashkëpunimin.

“…se po pysin, nuk jam aty që ti thoja mos folë se e ha bashkëpunimin. Ta merrja me vete të zyra ime…”- i thotë zv/drejtori Hasanbegaj. Ndërsa Pëllumbi ia kthen: ”…shif po pate ndonjë aty, se ai kalama është…”.

Kurse Hasanbegaj i shkruan se aty janë disa oficerë ekselenta të Lleshit, duke pasur parasysh ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshi, që kishte vetëm 2 muaj që ishte larguar nga posti i ministrit, pas ngjarjes së 8 dhjetorit 2020, ku mbeti i vrarë Klodian Rrasha në Laprakë.

“…po ata aty, janë nga këta ekselentët e Lleshit, që njoftojnë direkt Ardi Veliun, po tu thuash…. Po ja do u them, lere se do pyes unë, mbase se kanë pyetur…”, i shkruan Hasanbegaj, biznesmenit Pëllumb Gjokës.

Pas 6 orëve nga zhvillimi i kësaj bisede, Pëllumb Gjoka sërisht i shkruan zv/drejtorit të policisë, Ardrit Hasanbegaj, duke e kujtuar si më poshtë vijon: ”…Vëlla foli gjë ai…se ata mendojnë që jeni ju…?”, duke nënkuptuar se njerëzit e personit të arrestuar dyshojnë se arrestimin e ka bërë zv/drejtori i Policisë Shkodër, Hasanbegaj.

Dhe Hasanbegaj ia kthen: “…jo jo nuk ka fol fare. Jo në dijeninë time. O vëlla ne nuk jemi, nuk di ça të them…S’kam shkuar janë në Tiranë…”.

Por Pëllumbi sërish i shkruan: ”…as Tirana…?”.

Më tej Pëllumbi vijon duke i shkruar Hasanbegaj se: ‘…Kusho (e ka fjalën për Mir Brulin nga Velipoja i arrestuar së fundi tek dosja me 50 persona të arrestuar), po më thotë se i kanë ardhur letrat nga Mali i Zi…”. Me sa duket Mir Bruli ka pasur probleme me ligjin në Malin e Zi.

Dhe zv/drejtori i përgjigjet si më poshtë duke konfirmuar: ‘…Po i kanë ardhur sot, kur i paskan ardhur, unë kam qenë që të premten këndej…”.

Ndërkohë Pëllumbi vijon duke i shkruar se: ”…a mer ndonjë oficer nga Mali i Zi, në operacionin arrestimesh bashkë me ju këtu…? Shif nesër kur të shkosh…se ai më tha…”.

Kurse Hasanbegaj ia kthen: “…Po jo mo vëlla, ça lesh operacioni, veç po kanë ardhur këto dy ditë, po do mi kishin thënë. Mos ka ardhur në kufirin ai Malazezi? Se do mi kishin thënë…”.

Sërisht Pëllumbi i shkruan si më poshtë vijon: ”…ok ok vëlla, shif nesër kur të shkosh…”./ Elton Qyno

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit