-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kamerat e sigurisë dhe fshatari që i dha ujë ‘kurth’ për Faton Hajrizin

Kryesoret

Dëshmi të reja po dalin rreth vrasjes së Faton Hajrizit. Mediat serbe kanë publikuar në detaje rrugëtimin e tij pas ikjes nga vendi i ngjarjes, aty ku dyshohet se vrau një polic serb dhe një tjetër e la të plagosur. Sipas mediave atje, Fatoni rrugëtimin e tij deri tek vendi ku u vra e bëri me një biçikletë që e kishte marrë në një shtëpi në Loznicë.

Faton Hajrizi u vra të premten në malin Guçevo afër Loznicës, pasi një ditë më parë dyshohet se vrau policin Nikola Krsmanoviq (34) dhe plagosi kolegun e tij Vjekoslav Iliq. Me gjithë forcat e shumta policore, Fatoni ka arritur t’i bëjë deri në 14 kilometra nga bregu i Lipnicës deri në fshatin Trbushnicë, ku policia e lokalizoi dhe më pas e vrau. Mediat serbe kanë përshkruar rrugëtimin që pretendohet se Fatoni mori para se të likuidohej.

Sipas portalit Nova, nga Lipnicki Sor ai ka ikur në drejtim të Loznicko Polje, një lagje e Loznicës, ku ka vjedhur një biçikletë nga oborri i një shtëpie. Ishte kjo që doli të ishte pista kryesore për policinë që më vonë çoi në vendndodhjen e tij. Kamerat e vëzhgimit regjistruan Fatonin duke vjedhur një biçikletë dhe më pas inspektorët dhe policët dolën në kërkim të tij përmes kamerave të vëzhgimit në zonë.

Loznicko Polje ndodhet shumë afër vendit ku u vranë dhe u plagosën policët. Meqenëse një numër i madh rrugësh të çojnë në Loznicko Polje, nuk ishte e mundur të përcaktohet saktësisht se nga cila rrugë vinte Faton Hajrizi. Pasi është pikasur në kamerën e parë të sigurisë, në bazë të vlerësimit është kontrolluar edhe kamera e dyqanit lokal ku është parë duke ecur drejt qytetit.

Rruga Drinska ku është parë për herë të fundit të çon në kompaninë “Elektrodistribucija”, dhe sipas banorëve të Loznicës dhe burimit Nova, në afërsi të së cilës janë kontrolluar kamerat e vëzhgimit dhe është konstatuar se i dyshuari po lëvizte drejt kompleksit të ish-uzinës “Viskozë”. Pas kësaj, kërkimi është drejtuar drejt kësaj pjese të qytetit, malit të Guçevës dhe qytetit të Banjës Koviljaçë dhe Guçevës.

Po ashtu, pjesa e qytetit ku ndodhet kompleksi “Viscoza” njihet për faktin se aty janë grumbulluar një numër i madh i mërgimtarëve që kalojnë nëpër Serbi. Supozohet se para se ta gjenin, Fatoni ka tentuar të arratiset nga Serbia përmes kontrabandistëve dhe grupeve të emigrantëve.

Ai u ndal për të kërkuar udhëzime

Dëshmia kryesore që çoi në gjetjen e në pas vrasjen e tij, është dëshmia e një banori në rrethinën e Loznicës, para shtëpisë së të cilit Faton Hajrizi u ndal dhe kërkoi shpjegime për rrugën drejt Banja Koviljaça. Ky banor pasi i dha ujë ka lajmëruar menjëherë policinë. Kanë kaluar vetëm pak minuta derisa në fshatin Trbushnicë janë shfaqur patrullat e para të policisë.

Kur Faton Hajrizi e ka parë veturën e MPB-së, dyshohet se ka tentuar të ikë dhe ka shtënë në drejtim të veturës së policisë, shkruan mediumi serb. Nga shkëmbimi me policinë ai  mbeti i vrarë. Trupi i tij ka qëndruar aty derisa është kryer ekspertiza./ Ekspres

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit