Irani dyshohet se po hakon kamerat private të sigurisë në Izrael me qëllim mbledhjen e informacionit në kohë reale rreth situatës në terren, raporton një raport i Bloomberg.
Më herët këtë javë, një ish-zyrtar izraelit i sigurisë kibernetike lëshoi një paralajmërim të ashpër në radion publike të vendit “Fikni kamerat e sigurisë në shtëpi ose ndryshoni fjalëkalimin.”Deklarata erdhi ndërsa raketat balistike iraniane goditën ndërtesa të larta në Tel Aviv.
“Ne e dimë se në dy ose tre ditët e fundit, iranianët janë përpjekur të lidhen me kamerat në mënyrë që të dinë se çfarë ka ndodhur dhe ku kanë goditur raketat e tyre për të përmirësuar saktësinë e tyre”, tha të hënën Rafael Franco, ish-zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Drejtorisë Kombëtare Kibernetike të Izraelit.