-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Udhëtime falas në Amerikë’! 20-vjeçari futi në kurth qindra studentë dhe mësues

Kryesoret

Me emër të rremë dhe dokumente false një 20 vjeçar, Ermes Hoxhalli ka mashtruar qindra njerëz në të gjithë vendin. Sipas Policisë së Shtetit, i riu kontaktonte mësues, studentë apo zyrtarë arsimorë si përfaqësues i projekteve të njohura që ambasada amerikane sjell në Shqipëri. Më pas i fuste në grackën e tij, duke premtuar udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Pas një hetimi gjashtëmujor, nga një grup hetimor i posaçëm, i përbërë nga oficerë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe hetues nga Zyra e Hetimeve Kriminale pranë Ambasadës se Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Seksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zbuluar një skemë mashtrimi e organizuar nga shtetasi tashmë i arrestuari Ermes Hoxhalli i cili mashtronte institucionet arsimore, me projektet e ashtuquajtura “Let’s Talk Together about US 23” and “Let’s Talk Together about US 24”. Programet iu premtonin nxënësve dhe mësuesve, udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara. I arrestuari E. H. kishte krijuar një identitet të rremë, duke u angazhuar me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe të institucioneve të tjera arsimore në të gjithë Shqipërinë. Qindra studentë, mësues dhe zyrtarë arsimorë në të gjithë Shqipërinë morën pjesë në këto programe mashtruese”, thuhet në njoftimin zyrtar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit