Deputeti i PS, Plarent Ndreca është marrë në pyetje nga SPAK. Kryetari i grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi nuk konfirmoi nëse i është komunikuar apo jo një akuzë.
“Është një informacion që mund ta merrni pranë SPAK ose nga zoti Ndreca, nuk është informacion që mund ta ndaj unë.
Di që Ndreca ka qenë në SPAK, të tjerat janë marrëdhënie të Ndrecës më SPAK. Mund të konfirmoj se nuk ka asnjë kërkesë nga SPAK në lidhje me deputetin Nreca” tha ai.