-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Jam në pritje si Hachiko’, Agron Llakaj bën dedikimin prekës për humbjen e bashkëshortes

Kryesoret

Agron Llakaj nëpërmjet një postimi ka treguar dhimbjen e madhe që po përjeton pas humbjes së bashkëshortes.
Ai tregon vuajtjen e madhe që po kalon, teksa shkruan se edhe pse ditët po kalojnë, ai pret dhe ushqen mendimin se bashkëshortja e tij do të kthehet dhe do të jenë sërish bashkë.

“E ditët shtyjnë njëra-tjetrën e hëna me diellin vazhdojnë ndërrojnë vendet…,unë jo…,te pres Ty.

E si Hachiko jam shndërruar ne pritje, në pritje deri ne amshim..,nuk kam një vend ku Ty te te pres, ne çdo vend me mungon Ti”, shkruan aktori ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Sot 2 muaj pa Ty!????

Kalojne ditet dhe serish mbetem i pushtuar nga mungesa jote Kostandina…

dhe jeten e shikoj krejt ndryshe.
sa i pakuptimt ky fati yne?!
shtyj nje dite, nje jave…,sot 2 muaj…,ushqej mendimin se do me kthehesh serish dhe sdi…,eci rruges dhe me duket se perpara do me shfaqesh Ti, ke qene ne pune, ne banke a diku..
eci nga liqeni dhe hapat qe vijne mbrapa nga kushdo me ngjajne me ritmin e hapave te tua…,sa here instiktivisht kthej koken…,ul ritmin te te pres.., dhe serish vetem.
Ulem te vendi yne ne kafene dhe porosis gjithmone dy, dy gjysma kafe dhe nje shishe uje…
Ne shtepi cdo levizje e hapje e mbyllje dere…,me rrenqeth te gjithin..,mos po vjen ti?!-

” Te kam sjelle dy bluza, provoi cila te rri me mire?!”

Me mungon e qeshura jote…,malli me shqyen per zerin tend ne telefon-” he mo Agron?!
” Pusho pak,mos rri pa ngrene…,te te pres apo vonon?!”

E ditet shtyjne njera tjetren e hena me diellin vazhdojne nderrojne vendet…,une jo…,te pres Ty.
E si Hachiko jam shnderruar ne pritje,ne pritje deri ne amshim..,nuk kam nje vend ku Ty te te pres,
ne cdo vend me mungon Ti.????????

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit