Ka përfunduar kontrolli i BHK në apartamentin në Vlorë të ish ministrit Ilir Beqaj.
Kontrollet kanë nisur me urdhër të SPAK rreth orës 15:30 në apartamentin në katin e 7 të një pallati afër Lungomares Vlorë.
Dera e apartamentit ka qenë e mbyllur dhe është hapur me forcë nga forcat zjarrfikëse.
Beqaj akuzohet për abuzim me fondet e BE në SASPAC dhe është në masën e sigurisë ‘arrest në burg’.