Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij ndaj mbështetësve ka thënë se beteja e opozitës nuk është kurrë për një grusht mandatesh deputetësh.
Berisha shprehet se nuk duhet të trembemi por duhet të luftojmë me gjithë forcë për mbrojtjen e të vërtetës.
“Beteja jonë nuk është kurrë për një grusht mandatesh. Beteja jonë nuk është kurrë për farsë elektorale. Do na dënojë historia! Beteja jonë nuk është kurrë për të firmosur fitoren e grabitur të Edi Ramës. Beteja jonë është për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri. Rikthimin e dinjitetit të shqiptarëve. Rotacionin e vërtetë politik”, u shpreh Berisha.
Ai theksoi se liria kërkon sakrifica dhe duhet arritur vetëm me sakrifica.