Një lajm i bujshëm erdhi dje nga Italia. Kapiteni i Atalantës dhe i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti mund të largohet. Pista e re është Katari.
Skuadra e Al-Rayyan është e interesuar për lojtarin kuqezi. Mbrojtësi është tunduar nga oferta e lartë.
Gjimshiti luan prej 9 vitesh në elitën e futbollit italian dhe prej 6 vitesh tek Atalanta. Ai arriti të fitonte Ligën e Europës si kapiten i skuadrës.