Kuvendi është përfshirë nga debati, akuzat dhe fyerjet në seancën e sotme që është e fundit për këtë sesion dhe do të zgjasë dy ditë.
Debati nisi për raportin e KLSH-së, që opozita kërkoi që të miratohet brenda këtij sesioni, por Eduart Shalsi ishte kundër.
Fjalën e mori Braçe duke deklaruar s KLSH nuk është Gjykatë dhe Prokurori, por auditues i jashtëm dhe se ai nuk ka asnjë qëllim që të kapë këtë institucion.
Më pas replikat me apo pa mikrofon me Gazment Bardhin. “Kujt i thua ordiner ai?”- i tha Bardhi. Braçe ia ktheu duke i thënë se ‘nuk i thash as atij, asnjë personi tjetër. Ik more mos na hap barkun, o legen!”.