-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor/ Çollaku: Parlamenti do të ketë 140 deputetë të emëruar

Kryesoret

Deputeti Kreshnik Çollaku gjatë fjalës së tij në Kuvend për shkak të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor  u shpreh se në parlament do të ketë 140 deputetë të emëruar.

Çollaku tha se është e kotë që të bëjmë replika pasi Gjiknurit duhet ti ndërtohet një monument me mjeshtëri për të cilën ndërtoi operacion për mandatin e katërt.

“Bravo Damian e bërë tërmet prap. E kemi të kotë që bëjmë replikë me këta, nuk e kemi me këta. E kemi me veten. Ditë për të korrur çkemi mbjellë. Këta luajtën një lojë mjeshtërore.  Damianit duhet ti ndërtoni një monument me mjeshtërinë për të cilën ndërtoi këtë operacion për mandatin e katërt. Ndodhi se opozita nga i pari tek i fundi,  në vend që të bënim një betejë të shenjtë që do siguronte rotacionin, për të pranuar koalicion parazgjedhor”, tha Çollaku.

Më pasi ai theksoi se në 12 qarqe në mënyrë automatike humbim minimumi 1 mandat.

“Këtu do jeni 140 deputetët të emëruar. Dështimi i madh është që ne nuk arritëm ti marrim mazhorancës të organizojmë çdo zë opozitar në koalicion parazgjedhor. Me 12 qarqe në mënyrë automatike humbim minimumi 1 mandat. E humbim, na ikën nga dora dhe këta e marrin. Kam respekt për Oerdin dhe besoj se e ka pasur të pamundur ta marrësh”, u shpreh Çollak.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit