Ish-kryetari i PD-së, Lulzim akuzoi sot Sali Berishën dhe Edi Ramën për paktin për listat. “Pushteti i dorëzohet edhe për 4 vite Edi Ramës, në këmbim të favoreve të përbashkëta, në këmbim të goditjes me çdo mjet dhe me çdo kusht, të goditjes së SPAK. Në fundin e kësaj legjislature parlamentare do të goditet SPAK, sepse kështu do të vijojë pazari”, tha Basha.
Deputeti Enkelejd Alibeaj tha se pasi ranë dakord të ndajnë pushtetin, qëllimi i Ramës dhe Berishës është lufta anti-SPAK. “Nuk ka më opozitë, me këtë vendim është arritur bashkëqeverisja. Për sa kohë është ndarë pazari i qeverisjes për mandatin tjetër, pyetja është ku do të jem deputet mandatin tjetër?
Me këtë projekt parlamenti tjetër do të ketë 100 deputetë të fiksuar me zero vota dhe 40 të tjerë do të mund të quhen deputetë të shqiptarëve. Në kafen e parlamentit deputetët bëjnë të gjithë llogari, i dyti, i treti, ku do të jem, sa vota do të marr.
Sot ka rënë parlamenti. Sot iu dha mandati i katërt në tabaka atij (Rama), por përse nuk vjen këtu? Është frika nga SPAK-u. Kjo është një reformë anti-SPAK” tha ai.