-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Dash Sula kundër Berishës: PS fiton në 2025, Edi çfarë vaksine i ke bërë PD-së?

Kryesoret

Opozita është e përçarë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, listat. Deputeti Dash Sula ishte një nga zërat më të fortë kundër. Ai u shpreh se demokratët kishin shpresë që në 2025, por theksoi se vitin tjetër jo vetëm që nuk do të vijnë në pushtet por PD do të kthehet në një shoqatë. Sula i bëri një thirrje Kryeministrit që të mos dalë fare të bëjë fushatë në 2025-ës.

“Fatkeqësisht nuk do të fitojmë në 2025, kemi një bllok që do të çimentohet në 2025, traktati i Varshavës dhe ai i NATO-s. A e dini që nuk do të kemi një listë zgjedhore, por do të kemi 4 lista zgjedhore. Një ajkë do të kemi Edi Ramën dhe tjetri do të jetë Sali Berisha. Lista tjetër do të jetë ajo e iluzionistëve, që do të ëndërrojnë se do të fitojnë mandatet, por as do t’ia arrijnë do.

Do kthehen në gra në 2025 me këtë ligj edhe burrat. E kam thënë dhe në 2008 kam votuar kundër sepse ishte një marrëveshje e pamoralshme. Këtu në parlament u bë një marrëveshje e turpshme. Dinjitetin se kam çuar për tokë. Me gjakun e viktimave të Gërdecit votuan dhe ja në çfarë gjendje jemi sot.

I vetmi argument ishte që ne nuk do të lejojmë të vijnë të fortët biznesmenët dhe kriminelët. Ndodhi ajo që erdhën vrasës me pagesë e kriminelë. U desh për herë të parë që të nxirret një ligj për të nxjerrë nga Kuvendi kriminelët. Kam një kërkesë nëse na ndjek Rama.

Zoti kryeministër çfarë ilaçi i ke dhënë opozitës? Çfarë vaksine u kë bërë sot më 26 korrik 2024. Të gjithë kishim. Ne nuk kemi fituar më. Nuk mund të shtirem. Kjo është thjesht një bllok politik që do të çimentohet në 2025. Kjo është për të ardhur keq.

Do jetë lista e servilave. Do jetë lista e burrave dhe e grave të cilët s’do jenë më burra po do jenë gra. 23/ e listave të hapura mashtrim i madh. 1/3 janë servilë të kryetarit” tha Sula.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit