Një 20-vjeçar nga Elbasani u arrestua nga policia e Sarandës pasi ka dëmtuar 6 automjete të parkuara.
Antonio Dimo ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë makinat aty janë dëmtuar.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor u ndodhën në vendngjarje dhe pas veprimeve të kryera rezultoi se është 20 vjeçari Antonino Dimo, i cili banon familjarisht në Sarandë, që nën efektin e pijeve alkolike, ka aksidentuar mjetet e tjera, duke shkaktuar dëme të konsiderieshme materiale.
Për rrjedhojë është bërë arrestimi i 20 vjeçarit Antonino Dimo njëherazi është gjobitur edhe me 170 mijë lekë.