Kryeministri Edi Rama në Kongresin Zgjedhor tha se ka dembelë e moskokëçarës ndaj detyrave që e nderojnë ose turpërojnë deputetin dhe partinë në sytë e njerëzve.
“Ndjesë për disa që u është bërë ves të bëjnë komentatorin e kolegëve e të qajnë halle karriere me dashakeqë të kësaj shtëpie, apo të gjuajnë brenda shtëpisë.
Ndjesë për deputetët që nuk u takojnë këto fjalë, sepse fatmirësisht nuk janë të gjithë kështu, dembelë e moskokëçarës ndaj detyrave që e nderojnë ose turpërojnë deputetin dhe PS në sytë e njerëzve”, u shpreh Rama.
Më tej ai theksoi se disa deputetë kanë qenë model në punën e tij.
“Vullnet Sina është njëri prej tyre. Ia zura emrin sepse më tha që dëshironte ta mbyllte angazhimin. Kurrë nuk më ka shqetësuar, ka bërë në zonat e varfra më shumë se një qeveri e tërë për njerëzit”, tha kryeministri.