-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Luçiano Boçi: Rama ndërroi vetëm brekët! Leskaj: Ka vetëm një sulltan

Kryesoret

N/ kryetari i PD-së, Luçiano Boçi dhe deputeti Bujar Leskaj kanë komentuar ndryshimet në qeverinë “Rama 3”.

Ish-deputeti thotë se “Rama me qeverisjen e tij është bërë si ajo gruaja në moshë, e cila sa herë vjen periudha e plazhit, për dhjamosjen, fishkjen, rrudhat nga vitet, nga abuzimet, nga moskujdesjet, nga babëzia, ia vë fajin rrobave të plazhit.

Për këtë arsye i ndryshon çdo korrik. E tani nga pamja tangë e dikurshme, i vesh me trup me ngjyra të ndezura, me lajle e lule. Thënë popullorçe, Rama në kongresin e narko-rilindjes, ndërroi thjesht vetëm brekët.

Gjithçka tjetër është po aty: vjedhjet, korrupsioni, aferat, trafiqet, lavatriçet, abuzimet, babëzia, arroganca, arbitrariteti. Këto janë themeli që duhet shembur” tha ai.

Për Leskajn, me atë që ndodhi në Kongresin e PS-se, u pa qartë se nuk ka më një parti socialiste. “Ka vetëm një sulltan në krye të sektit në qeverisje. Sekti ka autokratin Rama, i cili emëron qehajaj të rinj në çifligun e vet kur dhe si i do qejfi.

Një Kongres ku nuk u dëgjua një kritikë e vetme. Ku nuk u bë një bilanc i vetëm i ministrive të cilave po u ndërrohen drejtuesit” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit