Policia gjermane dhe 2 oficerë holandez zbuluan dhe arrrestuan 2 shqiptarë që dyshohej të ishin pjesë e një karteli droge.
Dy shqiptarëve të moshës 32 dhe 34 vjeç, të cilët kishin hyrë nga Holanda në A3 në ish-kalimin kufitar Elten iu gjetën 1.12 kilogramë kokainë në një qese prej pëlhure nën dyshemenë e sediljes së pasagjerit.
Shqiptarët janë në paraburgim me vendim gjykate. Zyra e Hetimit Doganor në Essen ka marrë përsipër hetimet e mëtejshme. Sipas Policisë Federale, vlera e drogës është rreth 83 mijë euro.