Dardan Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Arbër Sejdiu me 15 vjet burg pasi janë akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit.
Dënimi është i njëjtë si në aktgjykimin e parë të Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Driva Krivaqa është akuzuar për dhunim dhe Arbër Sejdiu për ndihmë në dhunim.
Vrasja e 18-vjeçares Marigoan Osmani me 21 gusht 2021 e pati tronditur opinion publik.
Në seancën e dytë të rigjykimit të Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut më 11 qershor, eksperti mjekoligjor pati shpjeguar se vdekja e Osmanit, pati ndodhur si pasojë e lëndimeve të rënda dhe të shumëfishta trupore. Raportin e ekspertit e pati kundërshtuar pala mbrojtëse e Krivaqës, duke kërkuar që të përsëriten disa ekzaminime.