Zjarri në Shëngjin kanë dalë jashtë kontrollit dhe po rrezikohen banesat dhe bizneset.
Deputeti i zonës dhe nënkryetari i partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj me anë të një postimi ka reaguar për këtë situatë që po gjendet zona e Shëngjinit.
Gjekmarkaj shprehet se qeveria është e zënë duke ndezur zjarret e propagandës për të treguar që Shqipëria nuk ekziston.
“Një natë e frigshme në Shëngjin nga zjarri që nuk dominohet. Qeveria është e zënë duke ndezur zjarret e propagandës për të na rrëfyer një Shqipëri që nuk ekziston duke fshehur atë që është e cila mbetet e pambrojtur nga njeriu abuziv dhe nga fatkeqësitë natyrore”, shkruan Gjekmarkaj.
Si deputet i zonës i bën thirrje kryeministrit 1ë të aktivizojë çdo mjet dhe të mbroj jetën dhe pronën e qytetarëve të Shëngjinit.