Mbi 25 urdhër arreste në Elbasan dhe disa qytete nga SPAK-u. SPAK lëshoi urdhër-arresti edhe për Hajdar Bakon alias Hajdar Çopja alias Hajdar Hysa 40 vjeç. Ai është arrestuar në Dubai pak kohë më parë, sepse është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, Hajdar Bako i njohur edhe si “Dari i Elbasanit”, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 persona.
Atë kohë në konflikt u përfshi Hajdar Bako dhe F.G, 25 vjeç, të cilët u përplasën me Alfred Gjinin, Klevis Gjinin dhe Emiljano Gjinin. Nga përplasja e dhunshme mbetën të plagosur 3 persona.
Emri i Bakos, doli dhe në dosjen e të pandehurit, Nuredin Dumani.
Mbi 25 në kërkim/ SPAK arreston drejtorin e burgut dhe kyç në shtëpi gjyqtaren