David Wisner ka përfunduar mandatin e tij në Shqipëri dhe me anë të një video në rrjet sociale nga ambasada e SHBA, ai falenderon shqiptarët për mikëpritjen.
“Ka qenë kënaqësia ime e madhe që kam shërbyer këtu në ambasadë dhe me popullin shqiptar që prej vitit të kaluar. Do ta kujtoj gjithmonë mirëpritjen e përzemërt dhe të ngrohtë që më është ofruar këtu. Ishte një nder i veçantë të mirëprisja Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken si dhe aktorin dhe aktivistin RJ Mitte dhe një larmi të madhe vizitorësh amerikanë nga sektori i drejtësisë, tek ai ushtarak si dhe nga fusha e ekonomisë. Ka qenë një vit intensiv në ndërtimin e kësaj marrëdhënieje të mrekullueshme”, u shpreh Wisner.
Më tej ai shtoi se falenderon edhe edhe për bujarinë që shqiptarët i kanë treguar familjes së tij.
“Do të bëj tifo për ekipin ‘Kuq e Zi’ kudo që të shkoj”, thekson Wisner.