Ditën e sotme në Shijak një 38-vjeçar u arrestua pasi ndezi zjarr për të pastruar tokën.
38-vjeçari Myslim Marku banues në Shetel dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur disa shkurre.
Për shkak të përhapjes së flakëve janë djegur një sipërfaqe toke dhe 1000 pemë ulliri.
Menjëherë kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë ku bënë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.
Ndërsa materialet proceduriale i kaluan prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.