Zbardhen detaje të reja për mbi 25 urdhër-arrestet që u firmosën nga SPAK në operacionin që nisi në orët e para të ditës së djeshme. Operacioni u zhvillua në Elbasan, Tiranë dhe Durrës.
Paraprakisht raportohet se vetëm 15 urdhra janë ekzekutuar. SPAK ka zbardhur 6 vrasje, 2 vjedhje, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, si dhe pastrim parash. Të dhënat kanë dalë nga komunikimet në aplikacionin Sky dhe dëshmia e Nuredin Dumanit.
Një nga ngjarjet që zbardhur nga SPAK është ajo që njihet si masakra e Bradasheshit e Dhjetorit 2018, ku u ekzekutua Endrit Alibeaj, Alben Dylgjeri dhe një rumun me pasaportë turke, mik i familjes.
Është zbardhur dhe vrasja e Klevis Kapllanit, i cili u ekzekutua me 14 plumba në Shtator të 2020-ës. Gjithashtu është zbardhur dhe atentati ndaj vëllezërve Baho, ku njëri prej tyre mbeti viktimë Klevi Baho dhe tjetri i plagosur Sandër Baho.
Nga operacioni është zbardhur edhe vrasja e Andi Zylyfit dhe plagosja e mikut të tij, Ardit Uruçi, e ndodhur në Dhjetor 2019 në Peqin. SPAK ka zbardhur dhe atentatin e mbetur në tentativë ndaj biznesmenit Irfan Hazizi në Nëntor të vitit 2020 në Berat para një karburanti.