-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish presidenti i Malit të Zi kërcënohet me vrasje/ Autoritetet: Informacioni është i pasaktë

Kryesoret

Drejtoria e Policisë dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare në një deklaratë tha se ish presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç nuk është kërcënuar me vrasje.

“Të dhënat e marra në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare tregojnë se shërbimet e huaja të inteligjencës, pra komuniteti i inteligjencës, nuk janë burimi i informacionit se po përgatitet një atentat ndaj ish-presidentit të vendit dhe është deklaruar në media të caktuara”, thuhet në njoftim.

Dy agjencitë e zbatimit të ligjit në Malin e Zi thonë se informacioni i publikuar në media të caktuara është i pasaktë.

Ndërsa dy javë më parë Gjukanoviç njoftoi autoritetet se ndaj tij po planifikohet një atentat me qëllim eleminimin fizik.

Gjithashtu edhe mediat në Malin e Zi raportuan se një grup kriminal nga rajoni donin që ta vrisnin atë dhe Gjukanoviç ishte i informuar nga një anëtar i shërbimeve të huaja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit