Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e radhës nga opozita në orën 11:00 para bashkisë së Tiranës.
Nënkryetari demokrat i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti përmes një postimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje qytetarëve që tu bashkohen protestës.
Teliti shprehet se do të protestojnë deri në largimin e shefit politik betonit, 5D-së & inceneratorit fantazëm.
“Tirana nuk ta fal betonizimin korruptiv dhe klientelist që i ka marrë frymën kryeqytetit! Tirana nuk ti fal 132 milionë euro që i ke dhënë inceneratorit që nuk ekziston! Tirana nuk ti fal 30 milionë euro që gllabëroi 5D-ja! Tirana nuk ta fal mungesën e cerdheve, kopshteve e shkollave, ndonëse taksat e rritura disafish i ka paguar kokërr më kokërr! Tirana nuk ta fal që taksat e tarifat i ke cuar për trefishim administrate, të mbushur plot me patronazhistë! Tirana nuk ta fal që kryeqyteti ynë të renditet i fundit në Europë dhe Ballkan për cilësinë e jetesës!”, shkruan Teliti.