Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i Pastër”, janë asgjësuar 8000 bimë dhe 4810 fidanë kanabisi në Vau i Dejës.
Kontrollet intensive nga toka dhe ajri, të realizuara nga policia dhe Forcat Ajrore, përfshinë zonat e vështira të njësisë administrative Temal.
Operacioni ka për qëllim goditjen e kultivimit të bimëve narkotike dhe vazhdon intensivisht për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj veprimtarie kriminale.