Kreu i Partisë Demokkratike Sali Berisha në fjalën e tij tha se dënon me forcë aktin banditesk të narko-komisar Qatos, i cili goditi qytetarin protestues në Thumanë-Kashar.
“Dënoj sot me forcën më të madhe aktin banditesk të narko-komisar Qatos, i cili si një bandit i vërtetë goditi qytetarin që protestonte, që solidarizohej me protestën me të drejtë.
Me këtë rast, i them Edvin Gjipesë, se narko-komisari Qato ka fytyrën tënde, karakterin dhe moralin tënd.
Jeni turpi i dheut që të dy”, u shpreh Berisha.
Ai shtoi se për këtë akt kriminal Qato do të marrë ndëshkimin që meriton.
“Drejtësia vonon, por nuk harron”, theksoi Berisha.