Prokuroria e Posaçme do të dërgojë në gjykim 12 të akuzuarit për dosjen e inceneratorit të Tiranës.
Në lidhje me këtë me anë të rrjeteve sociale ka reaguar demokrati Klevis Balliu i cili thotë që SPAK zyrtarizohet si avokat mbrojtës i Veliajt dhe Ramës.
“Me këtë vendim SPAK i tha sot qytetarëve se do të vazhdoni të paguani 80 mije euro në ditë për inceneratorin që nuk egziston. Ky vendim provoi përfundimisht se SPAK është sot nën kontroll të pushtetit të Ramës dhe Veliajt”, shpreht Balliu.
Ai thekson se ata janë heronjtë e të korruptuarve të Ramës dhe Veliajt.
Inceneratori i Tiranës/ SPAK dërgon për gjykim 12 të akuzuarit