Pasditen e sotme në aksin Thumanë-Kashar po zhvillohet një protestë nag banorët e Krujës dhe Fushë Krujës.
Ata kërkojnë që të kenë akses në autostradën e re.
Banorët kanë bllokuar rrugën dhe kërkojnë nga institucionet që të marrin masa dhe të kenë akses në autostradën e re.
Disa nga protestuesit kanë tentuar të shkulin disa ndarje të vendosura mes autostradës dhe rrugës së vjetër, por nuk janë lejuar nga policia.
si pasojë policia ka hedhur gaz lotsjellës.
Ndërkohë në protestën që u zhvillua disa ditë më para policia arrestoi disa protestues.