Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës po zhvillojnë sot protestën e tretë në aksin Thumanë-Kashar.
Ata kërkojnë që të kenë akses në lëvizje në autostradën e re pasi kjo po i izolon bizneset e tyre në këto zona.
Në protestë ka përplasje mes banorëve dhe policëve.
Banorët janë ullur në mes të rrugës dhe kanë bllokuar të dyja anët e drejtimit.
“Duam rrugë. Ali Baba me 15 hajdutë, as rrugë nuk jep”, bërtet një nga banorët.