Alarmi për bombë ka rënë në zonën përreth stacionit të trenit Saint-Denis – Porte de Paris, jo shumë larg stadiumit Stade de France.
Në këtë zonë po zhvillohen garat e atletikës për Lojërat Olimpike dhe aktualisht gjithçka është e rrethuar.
Alarmi u krijua pasi u zbulua një objekt i dyshimtë.
Sipas informacioneve, policia është në pritje të “Skuadrës së Bombave”, e specializuar për raste të tilla.
Stadiumi aty pranë, ku u zhvilluan në mëngjes disa disiplina të atletikës ishte bosh në momentin e alarmit të bombës.
Seanca e parë e ditës përfundoi rreth orës 13:00 dhe e dyta fillon në orën 17:40.
Kontrollet e sigurisë në hyrjet e stadiumit janë forcuar menjëherë disa herë në krahasim me mëngjesin.