-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet në Himarë/ Berisha: Votoni për kandidatin e opozitës, mbroni tokat nga mafia e Ramës

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij ndaj mbështetësve tha se Rama për interesat e tij mafioze dhe për grabitjen e pronave në Himarë, burgosi politikisht Fredi Belerin.

“Për interesat mafioze të Oltës Strategjike, shkelmon mbi Gjykatën Kushtetuese, mbi Kushtetutën dhe rendin kushtetues. Për interesat më mafioze, burgos Belerin me motive tërësisht politike, vetëm e vetëm se Beleri ia bënte pluhur ëndrrën e Gjipesë të 224 mijë metra katrorë tokë”, u shpreh Berisha.

Kreu i PD bëri thirrje që të votojnë kandidatin e opozitës në zgjedhjet e të dielës në Himarë.

“Vota pasnesër për kandidatin e opozitës është votë për pronat tuaja. Është votë për të drejtat tuaja. Është votë për të mbrojtur tokat, pronat nga mafia më e pashpirt, më e rrezikshme jo vetëm e Shqipërisë, por edhe e Ballkanit dhe Europës që kryesohet nga Edi Rama”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit