Mirlind Daku vazhdon të shkëlqejë në startin e këtij sezoni me skuadrën e Rubin Kazan në Rusi, ku ai është kthyer në liderin e repartit të sulmit.
Në ndeshjen ndaj Khimki Daku gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 44-t të pjesës së parë të takimit për t’i dhënë avantazhin Rubin Kazan.
Ai shënoi falë një penalltie duke mposhtur portierin kundërshtar, i cili u hodh në krahun e gabuar.
Në tre javë ky është goli i dytë për Dakun, i cili ka dhënë edhe një asist.