Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar nga Guardia di Financa pasi po zbrisnin nga porti i Olbias, Itali me mbi 11.5 kg kokainë.
Lënda narkotike ishte paketuar në 10 pako secila me peshë gati 1 kg.
Gjatë kontrollit të dy makinave me të cilat po udhëtonin u gjetën të fshehura dy hapësira të krijuara në bagazhe pako me drogë.
Pakot ishin të vulosura në mënyrë perfekte për të shmangur nuhatjen e qenve.
Nëse droga do të hidhej në treg mund të kishte një fitim prej 2 milionë euro.
Operacioni u koordinua nga Prokuroria e Tempio Pausania.