Ditën e nesërme do të zhvillohen zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë.
Komisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi me anë të një postimi në X ka njoftuar se në Himarë ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore drejt Qendrave te Votimit.
“Përfundoi shpërndarja e materialeve zgjedhore nga Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor, nr. 88, drejt Qendrave te Votimit. Komisionerët e QV tërhoqën bazën materiale; kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit”, shkruan Celibashi.
Gjithashtu ai njofton se 36 qendrat e votimit do të jenë të hapura që në orën 07:00 në mënyrë që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës.