Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, me anë të një postimi në rrjetin e tij social facebook ka publikuar një video, ku ministri i Turizmit, Sportit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, pas përfundimit të seancës ka dalë nga pjesa e kalasë dhe ja nga dera kryesore e Kuvendit pasi ka qenë e bllokuar nga protestuesit prej orëve të para të mëngjesit, ku të cilët janëdhe përplasur edhe me forcat e policisë deri në arrestimin e disave prej tyre.
Në videon e ndarë nga Noka shihet kur Gonxhja përballet me avokaten dhe kryetaren e PD në degën 9 Eda Grimci, teksa shkëmbejnë replika dhe akuza ndaj njëri-tjetrit.
Siç shihet edhe në video, Gonxhja i drejtohet Grimcit: Po ju, çfarë jeni protestuese apo “profesioniste” e zanatit tënd?, pasi kjo e fundit i ka kërkua të dalë nga dera e parë e Kuvendit dhe të përballet me popullit, duke e akuzuar për frikacak me frazën, “Pse ikën si lepur”.
Postimi i Nokës
Gonxhja duke dalë si lepur nga dera e Kalasë.
Kanë mbyllur kalimin te Kalaja, duke lënë bizneset pa punë, si e si që t’i sigurojnë një korridor lepujve që kanë frikë të dalin nga #Kuvendi.









