Ditën e nesërme do të zhvillohen zgjedhjet në Himarë por kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule ka ankimuar vendimin e KQZ që shpalli të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit duke i hapur rrugë zgjedhje të reja.
Dule kërkon anulimin e vendimit dhe e cilëson atë si një akti i paligjshëm.
“Vendimi i KQZ është një akt administrativ i paligjshëm, pasi organi administrativ ka vepruar në tejkalim të kompetencave që i ka njohur ligji, ka shkelur dispozitat ligjore në lidhje me procedurën administrative, ka mungesë të elementëve të detyrueshëm të aktit administrativ, si pjesa arsyetuese e gjithë urdhërimeve të tij dhe ligji i zbatueshëm për efekt të vendimmarrjes konkrete, është në shkelje të dispozitave që rregullojnë ushtrimin e kompetencave të këtij organi, si dhe është pasojë e diskrecionit të ushtruar në mënyrë jo të ligjshme, si i tillë duhet të anulohet”, thuhet në ankimim.