Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij ndaj mbështetësve akuzon Edi Ramën se është pronar i 224 mijë metrave katrorë pas asnjë dokument.
Berisha u shpreh se mashtruesi do të shfaqë ligësinë e tij shpirtërore ndaj kujtdo për të realizuar qëllimet e tij grabitqare.
“Edvin Gjipeja, i cili sipas dokumenteve zyrtare, sipas denoncimeve publike të bazuara në dokumente zyrtare me klanin e tij është bërë pronar i një toke prej 224 mijë metra katrorë. Një toke, për të cilën nuk ekziston asnjë dokument kadastre. Nuk ekziston asnjë dokument shpronësimi”, tha Berisha.