Kryeministri i Kosovës Albin Kurti këtë të hënë do të vizitojë Maqedoninë e Veriut.
Mësohet se Kurti në orën 10:00 do të takojë homologun e tij nga Maqedonia e Veriut kryeministrin Hristjan Mickoski.
Aty do të marrin pjesë edhe disa anëtarë tjerë të qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga koalicioni VLEN si dhe do të jetë pjesë e këtij takimi edhe Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.
Ndërkohë takimi do të ndodhë në kohën kur Kosova i ka dërguar note proteste Maqedonisë së Veriut për shkak të incidentit që ndodhi në aeroportin e Shkupit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.